BallinaLiga NdërkombëtareAlejandro Balde i hapur për transferimin te gjiganti anglez - Kampionet

Alejandro Balde i hapur për transferimin te gjiganti anglez – Kampionet

Alejandro Balde mund të largohet nga Barcelona gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar, pasi mbrojtësi spanjoll është i hapur për një transferim te Manchester United, raporton ESPN.

22-vjeçari është shfaqur si një prej objektivave të klubit anglez, i cili po kërkon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes para mbylljes së afatit kalimtar.

E ardhmja e Baldes në Barcelonë është bërë e pasigurt pasi ai mungoi në listën e skuadrës për ndeshjen hapëse të La Ligës ndaj Elches.

Trajneri Hansi Flick deklaroi se mbrojtësi kishte nevojë të “qartësonte kokën”, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetje rreth situatës së tij.

Ndërkohë, Manchester United tashmë ka eksploruar mundësinë e një marrëveshjeje përmes përfaqësuesve të lojtarit. Balde vazhdon të jetë nën kontratë me Barcelonën, por situata e krijuar mund ta bëjë largimin e tij një mundësi reale.

Nëse Man United vendos të konkretizojë interesimin, ditët e fundit të afatit kalimtar mund të sjellin një zhvillim të madh në të ardhmen e mbrojtësit spanjoll. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments