BallinaLiga Ndërkombëtare“Askush nuk e do, nuk ka marrë asnjë ofertë” - legjenda spanjolle...

“Askush nuk e do, nuk ka marrë asnjë ofertë” – legjenda spanjolle me kritika të forta për Viniciusin – Kampionet

Vinicius Junior është përfshirë menjëherë në polemika në nisje të sezonit të ri me Real Madridin.

Sulmuesi brazilian ishte në qendër të kritikave pas fitores 2-1 ndaj Espanyolit, në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit. 26-vjeçari u akuzua se në disa raste tentoi të simulonte faulle, duke shkaktuar tension në fushë.

Për sjelljen e tij ka reaguar edhe ish-portieri i Real Madridit, Santiago Cañizares, i cili ka qenë tejet kritik ndaj brazilianit.

“Gjatë kësaj vere pati një diskutim. Ai kishte vetëm një vit të mbetur në kontratë dhe opsionet ishin të qarta: ta shisnin apo ta mbanin. Pyetja ishte se çfarë fitohet nga loja e tij dhe çfarë humbet nga sjellja e tij. Dhe e dini çfarë ndodhi? Askush nuk e do atë në të vërtetë”.

“Askush nuk dëshiron një lojtar të tillë në ekipin e tij. Nuk mendoj se ai mori ndonjë ofertë. Real Madridi u detyrua t’ia zgjaste kontratën, sepse ndoshta asnjë klub nuk e kontaktoi atë apo agjentin e tij”.

“Askush nuk dëshiron një lojtar me ato cilësi. Ndoshta ndonjë klub më i vogël do ta merrte… le të themi Newcastle. Kur flas për Viniciusin, më ngrihet tensioni i gjakut”, shtoi ai.

Pavarësisht kritikave, Vinicius pati një sezon të mirë statistikisht me Real Madridin. Ai realizoi 22 gola dhe dhuroi 14 asistime në 53 paraqitje gjatë sezonit të kaluar.

Sipas Transfermarkt, vlera e brazilianit në tregun e transferimeve llogaritet rreth 140 milionë euro. Vinicius së fundmi ka rinovuar kontratën me Real Madridin, e cila e mban atë në “Santiago Bernabéu” deri në vitin 2032. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments