BallinaLiga NdërkombëtareZyrtare: Barcelona transferon përfundimisht Cancelon - Kampionet

Zyrtare: Barcelona transferon përfundimisht Cancelon – Kampionet

Joao Cancelo është zyrtarisht lojtar i përhershëm i Barcelonës, pasi klubi katalanas ka konfirmuar transferimin e tij nga Al-Hilal.

Pavarësisht raportimeve fillestare se klubi saudit kërkonte një shumë të konsiderueshme për shitjen e mbrojtësit portugez, Cancelo ka ndërprerë para kohe kontratën me Al-Hilal, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në “Camp Nou”.

Mbrojtësi i krahut, i cili kaloi pjesën e dytë të sezonit 2025/26 në huazim te Barcelona, ka firmosur një kontratë të re trevjeçare me gjigantin katalanas.

Trajneri Hansi Flick kishte insistuar për transferimin e Cancelos, pasi ishte impresionuar nga paraqitjet e tij sezonin e kaluar.

Transferimi nuk mundi të finalizohej para ndeshjes së djeshme për trofeun Joan Gamper, për shkak të disa çështjeve burokratike.

Tani, Barcelona pritet të përshpejtojë procedurat për regjistrimin e Cancelos, në mënyrë që portugezi të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të La Ligës të dielën ndaj Elches. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments