
Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë gjatë ndeshjes Turqi-Francë, duke ngritur shqetësime të mëdha te kombwtarja franceze dhe Real Madridi.
Sulmuesi i Real Madridit shënoi golin e fitores për Francën në minutën e 54-të të kësaj sfide, duke i dhënë skuadrës së Zinedine Zidane fitoren 1-0. Megjithatë, vetëm pesë minuta më vonë, Mbappe u detyrua të largohej nga fusha për shkak të dëmtimit.
Pas ndeshjes, gjendja e kapitenit francez u bë shkak për shqetësim të madh. Sipas raportimeve, Mbappe ka pësuar dëmtim në gjurin e majtë dhe mjekët e Francës pritet t’i kryejnë ekzaminimet sot ose nesër (e diel). Nëse testet zhvillohen sot, ekzaminimet pritet të shqyrtohen nesër në Valdebebas.
Zidane ka dhënë sinjale shqetësuese për gjendjen e sulmuesit të tij.

“Dëmtimi i gjurit të Kylian Mbappes? Nuk është mirë. Mendoj se ai do të kthehet në Madrid. Nuk do të rrezikojmë”, ka deklaruar Zidane.
Përzgjedhësi francez më pas ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë për gjendjen e yllit të Real Madridit.
“Gjendja e Kylian Mbappes nuk është e mirë. Ai ka pësuar një tejzgjatje të gjurit. Ai nuk është në rregull”, deklaroi tekniku francez.
Tani priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të Mbappes dhe kohën e mundshme të mungesës së tij.
Për Real Madridin, rezultatet e testeve do të jenë vendimtare për të kuptuar gjendjen e Mbappes dhe nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme./Kampionet/



