BallinaLiga NdërkombëtareBelgjika mposht Italinë me rezultat të pastër - Kampionet

Belgjika mposht Italinë me rezultat të pastër – Kampionet

Belgjika ka shënuar fitore 2-0 ndaj Italisë, në një ndeshje ku “Djajtë e Kuq” e kontrolluan rezultatin falë golave të Mika Godts dhe Dodi Lukebakios.

Belgjika e nisi më mirë takimin dhe që në minutën e tetë pati një mundësi të artë. Charles De Ketelaere bëri një aksion të bukur individual dhe goditi ulët drejt portës, por Gianluigi Donnarumma reagoi shkëlqyeshëm për ta mbajtur portën të paprekur.

Italia u përgjigj vetëm një minutë më vonë. Francesco Pio Esposito pranoi një pasim të mirë brenda zonës dhe goditi, por topi u përplas në shtyllën e majtë dhe u kthye në fushë.

Megjithatë, në minutën e 21-të Belgjika gjeti golin e avantazhit. Mika Godts realizoi për rezultatin 1-0 pas një aksioni individual, duke u futur në zonë dhe duke e dërguar topin saktësisht në këndin e poshtëm të majtë, duke e lënë Donnarumman pa mundësi reagimi.

Belgjika e ruajti epërsinë deri në pushim, ndërsa pjesa e dytë nisi me Italinë në kërkim të golit të barazimit.

Por në minutën e 69-të Belgjika e goditi sërish. Dodi Lukebakio realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke kaluar disa kundërshtarë dhe duke goditur nga jashtë zonës në këndin e poshtëm të majtë. Donnarumma nuk kishte mundësi ta ndalte dhe rezultati u bë 2-0.

Në minutat e fundit, Italia tentoi të ndryshonte fatin e ndeshjes, por nuk arriti të gjente rrugën drejt golit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments