BallinaLiga Ndërkombëtare“Zemra më rrihte fort”, Neymar reflekton pasi u rikthye te Brazili pas...

“Zemra më rrihte fort”, Neymar reflekton pasi u rikthye te Brazili pas 981 ditësh mungesë – Kampionet

Neymar pranoi se emocionet dhe nervozizmi e pushtuan gjatë rikthimit të tij shumëpritur në kombëtaren e Brazilit, pas një mungese prej gati një mijë ditësh nga futbolli ndërkombëtar.

Ylli i Santosit u aktivizua në pjesën e dytë të fitores 3-0 ndaj Skocisë, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë rikuperimi që nisi pas dëmtimit të rëndë në gju të pësuar në vitin 2023.

Pas saktësisht 981 ditësh mungesë dhe shumë pasigurive, Neymar u rikthye më në fund me fanellën verdhejeshile të Brazilit në një ndeshje të Kupës së Botës.

Sulmuesi nuk kishte luajtur për përfaqësuesen braziliane që nga tetori i vitit 2023, kur pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe dëmtim të meniskut në gjurin e majtë gjatë një ndeshjeje kundër Uruguait.

Nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, Neymar e nisi sfidën ndaj Skocisë nga stoli, përpara se të futej në lojë 30 minuta para përfundimit të takimit në ‘Hard Rock Stadium’ të Miamit.

Duke folur pas ndeshjes, ai nuk e fshehu emocionin e madh që ndjeu para se të shkelte sërish në fushë.

“Zemra po më rrihte shumë fort, isha jashtëzakonisht nervoz… por edhe i lumtur. Jam krenar që gjithçka shkoi mirë”, deklaroi Neymar në një intervistë për TV Globo.

“Jam shumë i lumtur që po e vesh sërish fanellën e kombëtares pas tre vitesh. Fizikisht ndihem mirë, falë Zotit”.

“Ishte e vështirë të qëndroja jashtë për kaq shumë kohë, por nuk kam qenë plotësisht pasiv. Kam stërvitur fort për 25 ditë që të jem në formën e duhur për ndeshjet. Jam shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur”, u shpreh ai.

“Ishte një përzierje emocionesh kur hyra në fushë. Kaloi shumë kohë pa e veshur këtë fanellë dhe pa qenë pjesë e kombëtares, por falë Zotit gjithçka shkoi mirë dhe arrita të rikthehem”.

Fitorja 3-0, e siguruar para hyrjes së Neymarit në lojë, i dha Brazilit vendin e parë në Grupin C dhe kualifikimin në fazën e 1/32-ës me moral të lartë.

Në raundin e ardhshëm, Brazili do të përballet me skuadrën që do ta mbyllë Grupin F në vendin e dytë, grup ku bëjnë pjesë Holanda, Japonia dhe Suedia./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments