BallinaLiga NdërkombëtareZbulohet skandali i Kupës së Botës 1998, Francës iu ndalua testimi i...

Zbulohet skandali i Kupës së Botës 1998, Francës iu ndalua testimi i dopingut – Kampionet

Ish-ministrja franceze e sportit, Marie-George Buffet, ka pranuar në një dokumentar të ri për Zinedine Zidane se asaj iu urdhërua të pezullonte kontrollet e dopingut ndaj lojtarëve të ekipit kombëtar përpara Kupës së Botës 1998. Qëllimi ishte të mos pengohej ekipi deri në fund të turneut.

Rrëfimi i saj, i transmetuar në dokumentarin “Zidane, Fabrika e Legjendave” në televizionin francez BFMTV, është në kontrast të plotë me dëshminë e saj në vitin 2013, kur ajo dëshmoi nën betim para një komisioni të Senatit: “Ne nuk dhamë kurrë udhëzime për këtë qëllim”.

Buffet tani ka konfirmuar se zyrat e saj kanë ndaluar kontrollet e paparalajmëruara ndaj Zidane dhe pjesës tjetër të ekipit.

Deklarata e re i referohet ngjarjeve të vitit 1997, kur një kontroll i paparalajmëruar i dopingut u krye ndaj anëtarëve të ekipit kombëtar francez gjatë përgatitjeve në Tignes.

Testimi më pas shkaktoi reagime të forta nga lojtarët, trajneri Aime Jacquet dhe federata e futbollit, të cilët konsideruan se po i prishte përgatitjet e tyre, edhe pse të gjitha testet e urinës dolën negative. Në atë kohë, Buffet ishte ministre në qeverinë e kryeministrit Lionel Jospin (1997-2002).

Dokumentari paraqet edhe Alain Garnier, një ish-mjek i dërguar në Tignes nga Ministria e Sporteve. Ai zbulon se ministrja ia përcolli urdhrin ekskluzivisht gojarisht. “Nuk më lejohej të ndërhyja në punën e ekipit kombëtar deri në Kupën e Botës”.

“Me fjalë të tjera, nuk kishte më kontrolle të paparalajmëruara”, tha Garnier. Buffet tani e ka konfirmuar versionin e saj. “Pas Kupës së Botës, ne vazhduam luftën kundër dopingut”, tha ajo, duke shtuar se “udhëzimet ndoshta erdhën nga niveli i zyrave ministrore”.

Garnier pretendon se urdhri erdhi direkt nga Matignon, selia e zyrës së Kryeministrit. Me rrëfimin e saj të ri, Marie-George Buffet hodhi poshtë versionin zyrtar që e kishte mbrojtur për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, përfshirë edhe para institucioneve shtetërore. Në atë kohë, ajo tha publikisht se kishte qenë nën “të gjitha llojet e presionit”.

Ndryshe, Franca fitoi medaljen e artë në Kupën e Botës të vitit 1998 duke mposhtur Brazilin në finale. Më parë ata kishin arritur një rikthim të pabesueshëm duke eliminuar Kroacinë me dy gola në gjysmëfinale. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments