BallinaLiga NdërkombëtareZbulohet sanksioni i propozuar për Man Cityn: 20-25 pikë më pak për...

Zbulohet sanksioni i propozuar për Man Cityn: 20-25 pikë më pak për disa sezone – Kampionet

Manchester City mund të përballet me një sanksion të rëndë si pasojë e çështjes së gjatë që lidhet me shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të Ligës Premier. Megjithatë, sipas një zbulimi të bërë nga The Athletic, një nga propozimet e hershme për dënimin e klubit nuk parashikonte rënien nga kategoria.

Çështja ndaj Manchester Cityt është ende në proces dhe vendimi përfundimtar nuk është marrë. Megjithatë, sipas Marcas, disa prej skenarëve të mundshëm për sanksionin kanë filluar të diskutohen, ndërsa një ish-drejtues i lartë i Ligës Premier ka zbuluar se cili ishte një prej propozimeve kur çështja shpërtheu në vitin 2023.

Sipas këtij propozimi, Manchester City do të dënohej me një zbritje të konsiderueshme pikësh për disa sezone radhazi. Ideja ishte që klubit t’i hiqeshin nga 20 deri në 25 pikë në secilin sezon, për një periudhë prej tre deri në pesë vitesh.

telegrafi.com

“Fola me një ish-drejtues ekzekutiv të lartë të Ligës Premier. Ideja e tij ishte në thelb që për tre deri në pesë sezonet e ardhshme, atyre t’u zbriteshin 20 deri në 25 pikë për sezon”, ka thënë gazetari i The Athletic, Adam Crafton, në podcastin The Athletic.

Sipas Crafton, një sanksion i tillë do ta bënte jashtëzakonisht të vështirë që Manchester City të kualifikohej në Ligën e Kampionëve gjatë asaj periudhe.

Në praktikë, klubi do të mbetej për disa vite larg garës për kreun e tabelës dhe do ta kishte shumë të vështirë të siguronte një vend në elitën e futbollit evropian.

“Do ta bënte pothuajse të pamundur për ta kualifikimin në Ligën e Kampionëve gjatë asaj periudhe, duke i lënë ata, në rastin më të mirë, një lloj ‘ishulli’ në mes të tabelës për tre deri në pesë vitet e ardhshme”, shpjegoi Crafton.

telegrafi.com

Megjithatë, ky është vetëm një propozim i hershëm dhe jo një vendim apo sanksion i miratuar. Për momentin, gjithçka rreth dënimit të mundshëm të Manchester Cityt mbetet e hapur dhe ka ende një proces të gjatë përpara. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments