BallinaLiga NdërkombëtareVëllezërit Esposito bëjnë histori me Italinë, përsëritet rekordi i vitit 1915 -...

Vëllezërit Esposito bëjnë histori me Italinë, përsëritet rekordi i vitit 1915 – Kampionet

Italia po përballet me Turqinë në stadiumin “Ataturk Spor Kompleski Matli” në Bursa, në një ndeshje ku vëmendja kryesore është te vëllezërit Esposito, të cilët po shkruajnë një kapitull të veçantë në historinë e kombëtares italiane.

Pio Esposito është pjesë e formacionit titullar të “Azzurrëve”, ndërsa përkrah tij në repartin ofensiv është rreshtuar edhe vëllai i madh, Sebastiano.

Për herë të fundit, dy vëllezër kishin startuar së bashku për Italinë në vitin 1915. Kjo kishte ndodhur kur Aldo dhe Luigi Cevenini ishin titullarë në ndeshjen ndaj Zvicrës, e cila përfundoi me rezultatin spektakolar 9-4.

Që nga ajo kohë, një rast i tillë nuk ishte përsëritur në historinë e kombëtares italiane.

Megjithatë, familja Esposito po vendos një tjetër rekord historik. Me debutimin e Sebastianos, të tre vëllezërit Esposito kanë luajtur për Italinë në nivel senior.

Pio, 21-vjeçari më i ri i familjes, është tashmë pjesë e rëndësishme e përfaqësueses. Ndërkohë, Salvatore, 25 vjeç, debutoi me Italinë në qershor të vitit 2022, nën drejtimin e Roberto Mancinit.

Salvatore aktualisht aktivizohet te Sampdoria në Serie B, ndërsa Sebastiano, i cili mbushi 24 vjeç në korrik, iu bashkua Sassuolos gjatë kësaj vere dhe sonte po e zhvillon paraqitjen e tij të parë me fanellën e Italisë.

Në këtë mënyrë, familja Esposito po shkruan historinë e kombëtares italiane, pasi asnjë familje tjetër nuk ka pasur më parë tre vëllezër që të luajnë për Italinë në nivel senior.

Italia po e zhvillon këtë përballje nën presion pas humbjes 2-0 në shtëpi ndaj Belgjikës në Ligën e Kombeve, ndërsa trajneri Roberto Mancini ka bërë tetë ndryshime në formacionin titullar për këtë sfidë. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments