BallinaKombëtarjaWimmer: Nesër duam të fitojmë, jemi përgatitur maksimalisht për Kosovën - Kampionet

Wimmer: Nesër duam të fitojmë, jemi përgatitur maksimalisht për Kosovën – Kampionet

 

Patrick Wimmer ka folur para ndeshjes ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve, duke vlerësuar përgatitjet e Austrisë dhe duke veçuar disa prej futbollistëve kosovarë që i njeh nga afër.

Në konferencën për shtyp para përballjes me Kosovën, ka folur edhe Patrick Wimmer, një prej futbollistëve të rëndësishëm të Austrisë.

Wimmer ka thënë se atmosfera në kampin austriak është e mirë, ndërsa ka pranuar se rezultati i fundit ndaj Irlandës nuk ishte ai që skuadra kishte synuar. Ai gjithashtu ka theksuar se Austria është përgatitur maksimalisht për ndeshjen në Prishtinë.

“Atmosfera është në rregull. Rezultati në Irlandë nuk ishte ai që menduam. Nesër duam të fitojmë. E shohim një ndeshje të vështirë, por jemi përgatitur maksimalisht”, ka thënë fillimisht Wimmer në konferencë.

Futbollisti austriak është shprehur i kënaqur me minutazhin që po merr me përfaqësuesen e Austrisë. Ai ka bërë të ditur se skuadra ka pasur kohë dhe kushte të mira për rikuperim para ndeshjes.

“Jam i lumtur që po luaj shumë dhe do të luaj edhe ndaj Kosovës. Kemi edhe rigjenerim të mirë nga stafi dhe kemi mundësi të kemi minutazh të madh”, deklaroi Wimmer.

Wimmer ka folur edhe për futbollistët e Kosovës, duke treguar se njeh më mirë Fisnik Asllanin, Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin, të cilët luajnë me të te Hoffenheimi.

Në fund, sulmuesi austriak e ka veçuar Fisnik Asllanin si futbollistin që e konsideron më të rrezikshëm në radhët e Kosovës. /Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments