
legjenda gjermane, Thomas Muller i është përgjigjur pyetjes mbi debatin më të madh të shekullit 21 në futboll, se cili është më i mirë në mes të Lionel messit dhe Cristiano Ronaldos.
Messi apo Ronaldo? Kjo pyetje ka ndezur debate për vite me radhë dhe vazhdon të ndez edhe në përfundimin e karrierës së dy yjeve të mëdhenj botëror.
Në podkastin “The Late Run”, kjo pyetje iu bë Thomas Mullerit, jo për herë të parë, por për të disatën herë dhe gjermani nuk ngurroi të jap një shpjegim.
“Më është bërë kjo pyetje shumë shpesh. Në dhjetë vitet e para të karrierës sime, do të kisha thënë Cristiano. Por nëse e shoh të gjithë pamjen, duhet të them: Futbollisti më i madh: jo domosdoshmërisht golashënuesi më i madh, jo domosdoshmërisht fituesi më i madh, edhe pse pas vitit 2022 ai është padyshim një fitues i madh gjithashtu – është Messi”, ka thënë fillimisht Muller.
“Ajo që bëri në Kupën e Botës, çfarë ka arritur në përgjithësi… Por edhe para kësaj: thjesht gëzimi i të parit të tij duke luajtur futboll. Dhe nuk ishte një cirk vetëm për një vit. Po flasim për pothuajse dy dekada. Ato shifra dhe në të njëjtën kohë ai gëzim kur e shikon – kjo është arsyeja pse është Messi”, përfundoi gjermani. /Kampionet/



