BallinaSuperliga e KosovësVushtrria dhe Llapi kërkojnë fitoren e parë këtë sezon, formacionet zyrtare -...

Vushtrria dhe Llapi kërkojnë fitoren e parë këtë sezon, formacionet zyrtare – Kampionet

Vushtrria do të jetë nikoqire e Llapit në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës, me ndeshjen që pritet të fillojë në ora 16:00.

Kjo ndeshje do të jetë tejet e rëndësishme për të dyja taboret, pasi asnjëra prej tyre nuk ka arritur deri tani të shijojë fitoren e parë të sezonit.

Madje, si Vushtrria ashtu edhe Llapi kanë nga katër humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara, andaj do të synojnë ta lënë pas krahëve këtë ecuri negative.

Të dy trajnerët Besnik Kollari dhe Tahir Batatina kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Vushtrria: Isufi, Spahiu, Miftari, Islami, Maxhuni, Paloka, Bahtiri, Behrami, Ademi, Demiri, Statovci.

Llapi: Grote, Aliu, Idrizi, Hasani, Emini, Ademi, Ramdani, Blakçori, Hetemi, Maloku, Yahaya.

/Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments