BallinaLiga NdërkombëtareU përflit për kalimin te Juventusi, ish-ylli i Interit vendos t’i bashkohet...

U përflit për kalimin te Juventusi, ish-ylli i Interit vendos t’i bashkohet klubit të madh nga Katari – Kampionet

Marcelo Brozovic ka arritur marrëveshje me klubin nga Katari, Al Sadd, për transferimin e tij si lojtar i lirë.

Sipas Fabrizio Romanos, mesfushori kroat do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi deri në vitin 2028.

Al Sadd tashmë është duke përgatitur dokumentet zyrtare për ta finalizuar transferimin e 33-vjeçarit.

Brozovic ishte pa klub që nga korriku, kur u largua nga Al Nassr pas përfundimit të kontratës.

Kroati kaloi tri sezone te klubi saudit, pasi iu bashkua në vitin 2023 nga Interi. Gjatë kësaj periudhe, ai zhvilloi 99 paraqitje në të gjitha garat.

Para aventurës në Arabinë Saudite, Brozovic kishte kaluar tetë vite te Interi, ku u shndërrua në një prej mesfushorëve kryesorë të klubit italian.

Tani, 33-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Katar, ku pritet të jetë pjesë e Al Sadd./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments