
AC Milani ka bërë një rikthim të madh për të marrë një pikë në udhëtim te Lazio.
“Rossonerët” ishin në disavantazh prej dy golave, megjithatë nuk u dorëzuan me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 202.
Ishte Matteo Cancellieri që kaloi Lazion në epërsi pas 10 minutave lojë.
Ndërsa, Tijjani Noslin përfitoi nga një gabim amator në mrbojtjen mysafire për të dyfishuar epërsinë (39’).
Sidoqoftë, Milani krejtësisht fytyrë tjetër shfaqi në pjesën e dytë. Heroi i Milanit rezultoi të jetë i shumë-kritikuari në ndeshjen ndaj Juventusit, Diego Moreira.
Moreira me dy supergola për dy minuta (65’, 67’) u përkujdes që të barazonte rezultatin dhe t’ia fitonte një pikë Milanit.
Kësisoj, Lazio vazhdon si lider me 10 pikë ndërsa Milani zë vendin e katërt me tetë sosh./Kampionet/


