BallinaLiga NdërkombëtareTrajneri dha dorëheqjen pas ndeshjes me Romën, reagimi i yllit të Fenerbahces...

Trajneri dha dorëheqjen pas ndeshjes me Romën, reagimi i yllit të Fenerbahces është i pabesueshëm – Kampionet

Mbrojtësi i Fenerbahces, Archie Brown, mbeti i befasuar kur mësoi gjatë intervistës pas ndeshjes se trajneri Ismail Kartal kishte njoftuar dorëheqjen e tij.

Kartal, i cili ishte emëruar në krye të Fenerbahces në qershor të këtij viti, e bëri të ditur vendimin të enjten mbrëma, pak minuta pasi skuadra turke barazoi 1-1 me Romën në Stamboll.

“Gjatë sezonit, në fazat përgatitore që zhvilluam me lojtarët tanë, presidenti dhe drejtuesit u përpoqën të na ndihmonin. Ishin ditë të mrekullueshme”, tha Kartal.

“Që nga ky mbrëmje, i përgëzoj lojtarët e mi dhe jap dorëheqjen. Falënderoj mediat, tifozët dhe bashkëlojtarët e mi që më kanë mbështetur deri më sot”, shtoi ai.

Kartal konfirmoi se vendimi ishte i pakthyeshëm: “E kam lënë detyrën sonte. E mora këtë vendim për t’i hapur rrugë klubit tim. Kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti im. Nuk do të kthehem më. Natën e mirë të gjithëve”.

Vetëm pak çaste më vonë, Brown po zhvillonte intervistën pas ndeshjes me ndihmën e një përkthyesi, kur u informua për vendimin e papritur të trajnerit.

Gazetari e pyeti: “Ismail Kartal ka dhënë dorëheqjen nga posti. A ka folur me ty?”.

I befasuar, Brown u kthye nga përkthyesi dhe pyeti: “Çfarë do të thuash se ka dhënë dorëheqjen? Ai nuk është më trajner? E tha këtë tani? Nuk e dija fare”.

Kjo ishte hera e katërt që Kartal merrte drejtimin e Fenerbahces, pas aventurave të mëparshme në vitet 2014, 2022 dhe 2023.

Në 11 ndeshje në krye të skuadrës, ai regjistroi gjashtë fitore, tri barazime dhe dy humbje.

Të dyja humbjet erdhën në Superligën turke, ku Fenerbahce aktualisht renditet në vendin e nëntë, duke shtuar presionin mbi trajnerin para vendimit të tij të papritur./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments