
Liverpooli ka nisur të mendojë për të ardhmen e repartit defensiv dhe në listën e objektivave të klubit anglez është futur edhe Finn Jeltsch, mbrojtësi 20-vjeçar i Stuttgartit.
Sipas raportimeve të Fussball Daten, Jeltsch shihet në Anfield si një kandidat për të marrë rolin e Virgil Van Dijk, teksa Liverpooli pritet ta ketë forcimin e mbrojtjes si një prej prioriteteve kryesore në afatin kalimtar të ardhshëm.
Trajneri Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të ndërhyjnë në repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit 2027.
Megjithatë, Liverpooli mund të përballet me një pengesë të madhe, pasi Stuttgart nuk dëshiron ta lejojë largimin e reprezentuesit gjerman U-21 gjatë sezonit.

Klubi gjerman e ka vlerësuar Jeltschin me 50 milionë euro dhe nuk është i gatshëm të negociojë shitjen e tij para verës së vitit 2027.
Kjo do të thotë se Liverpooli mund të detyrohet të presë deri në qershor për të tentuar transferimin e talentit gjerman.
Në Anfield po shqyrtohet nëse ia vlen të paguhet shuma prej 50 milionë eurosh për një mbrojtës që shihet si një investim afatgjatë dhe si pasardhës potencial i kapitenit Van Dijk.
Por Liverpooli nuk është klubi i vetëm që po e ndjek situatën e 20-vjeçarit.
Arsenali dhe Manchester United gjithashtu kanë dërguar rregullisht skautë në Gjermani për ta monitoruar mbrojtësin e Stuttgartit.
Kështu, gjithçka po paralajmëron një garë të madhe mes tre gjigantëve anglezë për Jeltschin gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2027./Kampionet/



