BallinaSuperliga e KosovësStërvitjet dhe konferencat për shtyp, itinerari i ditës së sotme para përballjes...

Stërvitjet dhe konferencat për shtyp, itinerari i ditës së sotme para përballjes Kosovë-Irlandë – Kampionet

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Irlandës do të zhvillojnë sot (e mërkurë) aktivitetet e tyre zyrtare para ndeshjes së nesërme në kuadër të Ligës së Kombeve, me konferenca për media dhe stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Një ditë para përballjes Kosovë-Irlandë, të dyja kombëtaret do ta zhvillojnë programin e tyre zyrtar në Prishtinë. Aktivitetet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku nesër mbrëma pritet të zhvillohet edhe sfida mes dy përfaqësueseve.

Programi nis në orën 10:15, kur përfaqësuesit e Kombëtares së Irlandës do të dalin në konferencën për media. Menjëherë pas saj, në orën 11:00, irlandezët do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pasdite është radha e Dardanëve. Në orën 16:20, përzgjedhësi Franco Foda dhe njëri prej futbollistëve të Kosovës do të paraqiten para gazetarëve në konferencën zyrtare për shtyp.

Ndërsa në orën 17:00, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para përballjes me Irlandën, duke kompletuar kështu përgatitjet për ndeshjen e nesërme.

Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa mediat janë njoftuar që për konferencat të jenë të pranishme së paku 15 minuta para fillimit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments