BallinaLiga NdërkombëtareSpanja e eliminon Uruguain nga Kupa e Botës, kualifikohet në fazën tjetër...

Spanja e eliminon Uruguain nga Kupa e Botës, kualifikohet në fazën tjetër – Kampionet

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore ndaj Uruguait, për t’i eliminuar nga Kampionati Botëror 2026 si dhe siguruar një vend në fazën tjetër.

“La Roja” fitoi me rezultat minimal 0-1, sfidë ku dominuan në posedim, por mungoi finalizimi i rasteve.

Ishte mbrojtësi Alex Baene që bëri heroin për Spanjën për të shënuar nga një pozitë jo e lehtë, goditje e cila befasisht nuk u ndalë nga portieri i Uruguait, me këtë të fundit që bëri një ndërhyrje të zbehet.

Spanja kishte më shumë raste shënimi edhe në pjesën e dytë, ku Ferran Torres goditi traversën si dhe rrezikuan me Dani Olmon, por pa sukses.

Kësisoj, Spanja avancon nga faza e grupeve si lider i grupit H me shtatë pikë, ndërsa Uruguai përshëndetet me Botërorin pasi ka vetëm dy pikë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments