
Kepi i Gjelbër ka shtangur të gjithë për ta kaluar fazën e grupeve pas barazimit me Arabinë Saudite.
Edhe pse shihej si një nga përfaqësueset e mundshme, ndoshta edhe për t mbetur pa pikë, Kepi i Gjelbër kaloi tutje duke qenë të pamposhtur, pasi arriti të merrte barazim edhe me Spanjën.
Me një paraqitje fantastike, pavarësisht që u krye pa gola – Kepi i Gjelbër mori një pikë të madhe me Arabinë Saudite për të mbledhur tre sosh, të mjaftueshme për të vazhduar tutje.
Faktikisht, ata mundën lehtësisht t’i merrnin pikët e plota por Semedo nuk i shfrytëzoi disa raste.
Vlen të ceket se paraqitja e portierit Vozinha gjithashtu ishte në nivelin më të lartë, ku sërish fitoi zemrën e tifozëve me pritje të njëpasnjëshme.
Kësisoj, Kepi i Gjelbër e mbyll këtë fazë grupore me tre pikë ndërsa Arabia Saudite si vend i fundit me dy sosh./Kampionet/


