BallinaLiga NdërkombëtareReal Madridi nuk e do në skuadër, mesfushori nis fazën përgatitore parakohe...

Real Madridi nuk e do në skuadër, mesfushori nis fazën përgatitore parakohe – Kampionet

Eduardo Camavinga ka nisur përgatitjet për sezonin e ri para pjesës tjetër të skuadrës së Real Madridit, duke treguar vendosmërinë për ta fituar besimin e trajnerit Jose Mourinho.

Sipas gazetarit Alvaro Esteban, mesfushori francez ishte të premten në qendrën stërvitore të Valdebebasit, ku zhvilloi një seancë individuale në prag të fillimit zyrtar të fazës përgatitore, e cila nis të hënën.

24-vjeçari synon të paraqitet në formën më të mirë të mundshme gjatë fazës përgatitore, pas një sezoni të kaluar ku u përball me kritika për paraqitjet e tij.

Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për një largim të mundshëm nga Santiago Bernabeu, Camavinga nuk po mendon për një transferim.

Mesfushori francez mbetet i fokusuar vetëm te vazhdimi i karrierës me Real Madridin dhe dëshiron të dëshmojë vlerat e tij para Mourinhos, me shpresën për të fituar një rol të rëndësishëm në planet e teknikut portugez për sezonin e ardhshëm.

Real Madridit ndërkohë mund t’i shtyhet xhiro e parë shkaku i Kupës së Botës./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments