BallinaSuperliga e KosovësPrishtina e ka seriozisht, tjetër fitore spektakolare – shënon katër herë ndaj...

Prishtina e ka seriozisht, tjetër fitore spektakolare – shënon katër herë ndaj Drenicës – Kampionet

Prishtina ka arritur ta fitojë ndeshjen e javës së pestë ndaj Drenicës, si mysafire në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me rezultat të thellë 4-1.

Skuadra nga kryeqyteti e nisi ndeshjen furishëm, duke shënuar që në start. Assane Diatta asistoi bukur për Kastriot Selmanin, i cili me një goditje akrobatike realizoi për 1-0.

Drenica shtoi presionin pas golit të pranuar dhe, pak pa u mbyllur pjesa e parë, arriti t’i barazojë shifrat. Shkëlzen Lushtaku shënoi me kokë pas harkimit të Genc Hamitit, duke e çuar rezultatin në 1-1.

Por Prishtina kishte ardhur për fitore në Skenderaj dhe me të filluar pjesa e dytë riktheu epërsinë. Harkimin e Kastriot Selmanit me kokë e ktheu në gol Diar Halili për 2-1.

Prishtina fitoi penallti në minutën e 57-të, ndërsa nga pika e bardhë i saktë ishte Assane Diatta, i cili shënoi për 3-1.

Krejt në fund, kishte kohë edhe për një tjetër gol të Prishtinës. Arianit Hasani, pas një pasimi të bukur nga Arfian Muja, realizoi për rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në krye të renditjes me 12 pikë, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Dritës. Në anën tjetër, Drenica mbetet në pjesën e poshtme të tabelës me vetëm tri pikë. /Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments