BallinaSuperliga e KosovësPrishtina konfirmon zyrtarisht nënshkrimin me Albin Krasniqin - Kampionet

Prishtina konfirmon zyrtarisht nënshkrimin me Albin Krasniqin – Kampionet

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar në mënyrë të përhershme me mesfushorin me tipare sulmuese, Albin Krasniqi.

Pas një huazimi prej gjashtë muajve nga ukrainasit e Kolosit, Prishtina ka vendosur ta “blejë” kartonin e djaloshit nga Kaçaniku.

Kështu, sot (e mërkurë), klubi më i trofeshëm kosovar ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me Krasniqin, i cili edhe në të kaluarën ka luajtur te Prishtina duke fituar edhe trofe.

“Rrugëtimi i Albin Krasniqit me fanellën bardhekaltër vazhdon. Mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë me Prishtinën, pasi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e skuadrës si i huazuar nga klubi ukrainas Kolos”.

“Krasniqi rikthehet zyrtarisht te bardhekaltërit, ekip me të cilin fitoi Kupën e Kosovës në vitin 2025. Gjatë pjesës pranverore të sezonit të kaluar, ai regjistroi 16 paraqitje, shënoi 2 gola dhe kontribuoi me 1 asistim”.

“Në total, Albini ka zhvilluar 77 ndeshje me fanellën e Prishtinës, në të gjitha garat”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments