BallinaSuperliga e KosovësMalisheva “arrë e fortë” për Gjilanin, Isgandarli shkëlqen me het-trik - Kampionet

Malisheva “arrë e fortë” për Gjilanin, Isgandarli shkëlqen me het-trik – Kampionet

Malisheva ka vazhduar me rezultate pozitive për të fituar në shtëpi ndaj Gjilanit.

Vendasit arritën pikët e plota me një triumf komod 3-1 në “Liman Gegaj”.

Isgandarli pas vetëm nëntë minutave lojë përfitoi nga asistimi i Xhylanit për ta kaluar Malishevën në epërsi (9’).

Megjithatë, Gjilani u këndell përmes Oltion Bilallit që realizoi pas asistmit të Thaqit (19’).

Sidoqoftë, Isgandarli bëri heroin edhe në pjesën e dytë. Brenda katër minutave ai shënoi edhe dy gola të tjerë për ta vulosur fitoren prej 3-1 (71’, 75’).

Me këtë fitore, Malisheva merr “timonin” e Superligës me 10 pikë pas katër xhirove, ndërsa Gjilani bie në pozitën e gjashtë me shtatë sosh./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments