BallinaLiga NdërkombëtarePërplasje e ashpër mes dy trajnerëve pas ndeshjes: Spalletti dhe Pisacane u...

Përplasje e ashpër mes dy trajnerëve pas ndeshjes: Spalletti dhe Pisacane u ndëshkuan me karton të kuq – Kampionet

Juventusi nuk arriti të merrte mbi një pikë në përbaljen ndaj Cagliarit, ndërsa në përfundimin e ndeshjes trajnerët Luciano Spalletti, respektivisht Fabio Pisacane u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Spalletti dhe Pisacane u përplasën me njëri-tjetrin, me asistentët që ndërhynë për t’i ndarë ndërsa gjyqtari iu dha karton të kuq.

Pas ndeshjes për “DAZN”, tekniku italian i Juventusit shpjegoi se asgjë nuk ka ndodhur thjesht ia ka bërë të qartë rivalit se “di si të humbasë kohë”.

“Asgjë nuk ndodhi. I thashë se janë të mirë, luajnë bukur por dinë edhe si të humbin kohë. Ai më tha “se çfarë nënkupton kjo?” dhe pastaj na përjashtoi. Ishte shumë normale”.

Përndryshe, Spalletti kërkoi që Juventusi të bëhet më i fortë në duele për t’i marrë pikët e plota.

“Duhet të kuptojmë se duhet të jemi më të fortë në duele. Pak faulle po akordohen këto ditë. Duhet ta prejmë hapësirën e kundërshtarëve, siç bëri Kolo Muani në minutat e fundit”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Zhegrova dhuroi një paraqitje pozitive kur u inkuadrua në fushë, duke kërkuar disa herë golin me goditje nga distanca, por portieri mysafir dëshmoi se po kalonte një natë të mirë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments