
Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, është përfshirë në një incident të tensionuar pas përfundimit të ndeshjes së fundit, ku thuhet se ka shtyrë një zyrtar të La Liga-s në tunelin që çon drejt dhomave të zhveshjes.
Sipas gazetarit Marcos Benito, i cili raportoi ekskluzivisht për emisionin sportiv El Chiringuito TV, incidenti ndodhi teksa Vinicius po largohej nga fusha dhe po shkonte drejt dhomave të zhveshjes.
Pas kësaj ngjarjeje, sulmuesi brazilian ka vendosur të përballet drejtpërdrejt me situatën, duke iu drejtuar pjesës tjetër të skuadrës dhe stafit teknik për të shpjeguar veprimet e tij.

Vinicius ka pranuar gabimin dhe ka kërkuar falje para bashkëlojtarëve dhe stafit të Real Madridit.
“Vinicius kërkoi falje në dhomat e zhveshjes dhe i shpjegoi veprimet e tij”, shpjegoi gazetari Marcos Benito.
Ndërkohë, ende është e paqartë nëse Vinicius do të suspendohet për dy ndeshje, që do të nënkuptonte të mungonte ndaj Sevillas dhe rivalit të përbetuar, Barcelonës./Kampionet/


