BallinaLiga NdërkombëtareOlise ka zgjedhur destinacionin e ëndrrave për t’u transferuar në të ardhmen...

Olise ka zgjedhur destinacionin e ëndrrave për t’u transferuar në të ardhmen – Kampionet

Michael Olise është shndërruar në një kohë rekord në një prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe më të spikatur të Bayern Munich.

Ndërsa drejtuesit e klubit nga Sabener Strabe synojnë të zgjasin sa më shpejt dhe për një periudhë afatgjatë kontratën e 24-vjeçarit francez, raportime të reja nga Anglia kanë shkaktuar lëvizje në kampin bavarez.

Sipas portalit britanik TEAMtalk, i cili citon burime pranë lojtarit, La Liga është destinacioni i ëndrrave të Olises për të ardhmen.

Një rikthim në Angli, ku ai luajti për Crystal Palace përpara transferimit te Bayern Munich në verën e vitit 2024, aktualisht nuk është në planet e reprezentuesit francez.

Edhe zërat për një interesim të hershëm nga Liverpooli kishin rënë poshtë verën e kaluar, gjë që ishte konfirmuar edhe nga drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen.

Në vend të rikthimit në Ligen Premier, Real Madrid dhe Barcelona thuhet se po e monitorojnë nga afër zhvillimin e jashtëzakonshëm të Olises.

Megjithatë, Bayern Munich nuk ka asnjë nevojë urgjente për të marrë një vendim lidhur me të ardhmen e tij.

Talenti francez ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2029 dhe në marrëveshjen e tij nuk ekziston një klauzolë lirimi. Për më tepër, një largim gjatë verës së ardhshme nuk është aktualisht në agjendën e Bayern Munich.

Ndërkohë, klubi nuk i konsideron raportimet për transferime të mundshme të lojtarëve si Dani Olmo, Florian Wirtz apo Kai Havertz si një përgatitje për shitjen e Olises apo Jamal Musialës. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments