BallinaLiga Ndërkombëtare“Nuk kam nevojë të vrapoj, kam shumë para” - u ble 77...

“Nuk kam nevojë të vrapoj, kam shumë para” – u ble 77 milionë euro dhe kishte pagë 20 milionëshe – karriera e tij po shkon teposhtë – Kampionet

Futbollisti brazilian Fred ka rrëfyer një anekdotë për ish-shokun e tij të skuadrës te Fenerbahce, sulmuesin kolumbian Jhon Duran, duke treguar edhe për mentalitetin e tij dhe ndikimin që patën paratë e mëdha në karrierën e tij.

Duran, i cili dikur konsiderohej një prej talenteve më të mëdha të futbollit, u largua nga Aston Villa në vitin 2025, kur Al-Nassr e transferoi për 77 milionë euro.

Në atë kohë, kolumbiani ishte vetëm 21 vjeç dhe nënshkroi një kontratë me pagë vjetore prej rreth 20 milionë eurosh, duke u bërë bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite.

Megjithatë, pas transferimit të madh, karriera e Duranit nuk mori drejtimin që pritej. Sulmuesi nuk arriti të sigurojë vazhdimësi te Al-Nassr dhe nisi një seri huazimesh, fillimisht te Fenerbahçe, më pas te Zenit dhe aktualisht te Benfica.

Fred: Duran nuk interesohet për asgjë

Duke folur në podcastin “Charla”, Fred u pyet se cili ishte futbollisti më i çuditshëm me të cilin kishte ndarë dhomën e zhveshjes. Përgjigjja e tij ishte Jhon Durán.

“Duran. Ai djalë nuk interesohet për asgjë”, tha Fred.

Braziliani më pas tregoi një situatë nga koha kur të dy ishin pjesë e Fenerbahçes.

“Ne i thoshim: ‘Hajde, le të shkojmë të vrapojmë edhe pak’, ndërsa ai thoshte: ‘A e di sa i pasur jam? Nuk kam nevojë të vrapoj’”, rrëfeu Fred.

Sipas tij, paratë ishin një temë e shpeshtë në bisedat me sulmuesin kolumbian, sidomos pas kontratës së jashtëzakonshme që ai fitoi te Al-Nassr.

“Ai mund ta kishte blerë të gjithë Kolumbinë”

Fred tregoi edhe për momentin kur Duran po përgatitej të transferohej te Zenit, duke bërë shaka me të për pagën që do të merrte në Rusi.

“Sa më shumë, aq më mirë”, ishte përgjigjja e Duranit, sipas rrëfimit të brazilianit.

Megjithatë, Fred nuk e përshkroi Duranin vetëm në aspektin negativ. Ai theksoi se kolumbiani është një person i mirë dhe me zemër të mirë, por sugjeroi se paratë e mëdha patën ndikim në mënyrën se si ai e shihte futbollin.

“Ai është një djalë i mirë dhe ka një zemër të mirë. Por kur Al-Nassr i dha atë kontratë të jashtëzakonshme kur ishte te Aston Villa… Ai mund ta kishte blerë të gjithë Kolumbinë me një të vetme”, tha Fred.

Nga Al-Nassr te Benfica

Duran u transferua te Al-Nassr në vitin 2025 për 77 milionë euro, por qëndrimi i tij në Arabinë Saudite nuk rezultoi afatgjatë.

Pas aventurës te klubi ku luan Cristiano Ronaldo, ai u huazua te Fenerbahçe, ku ishte bashkëlojtar me Fredin, ndërsa më pas kaloi te Zenit.

Aktualisht, 22-vjeçari është pjesë e Benficës në formë huazimi, por edhe në Portugali po has vështirësi për të siguruar një vend në formacionin bazë. Ai kryesisht po aktivizohet nga stoli dhe në 12 paraqitje këtë sezon ka shënuar dy gola.

Për shkak të formës jo të mirë në sezonet e fundit, Durán nuk u përfshi as në listën e Kolumbisë për Kupën e Botës. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments