BallinaLiga NdërkombëtareArbër Zeneli shkëlqen ndaj Malmos, gol dhe asist në fitoren e Elfsborgut...

Arbër Zeneli shkëlqen ndaj Malmos, gol dhe asist në fitoren e Elfsborgut – Kampionet

Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli, ka qenë protagonist kryesor në fitoren e IF Elfsborg ndaj Malmö FF me rezultat 2:1, të dielën pasdite.

Zeneli ishte vendimtar në suksesin e skuadrës së tij në udhëtim, në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit suedez, duke realizuar një gol dhe duke dhuruar një asistim.

Reprezentuesi kosovar e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar golin e epërsisë 1:0 në minutën e pestë dhe duke i dhënë avantazhin Elfsborgut që në fillim të takimit.

Por paraqitja e tij nuk u ndal me kaq. Në minutën e 34-t, Zeneli u shndërrua në asistues, duke përgatitur golin e fitores 2:1 për skuadrën suedeze.

Sulmuesi anësor u zëvendësua në minutën e 76-të, ndërsa për paraqitjen e tij u vlerësua me notën 7.9 nga “SofaScore”, duke qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të ndeshjes.

Futbollisti tjetër kosovar i Elfsborgut, Dion Krasniqi, e ndoqi takimin nga banka rezervë.

Me këtë fitore, Elfsborgu ka arritur në kuotën e 21 pikëve pas 15 ndeshjeve të zhvilluara dhe aktualisht mban pozitën e gjashtë në tabelën e Allsvenskan.

Zeneli po kalon një sezon të mirë deri më tani, pasi ka regjistruar katër gola dhe dy asistime në kampionatin suedez, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments