BallinaLiga NdërkombëtareMeriton Korenica shënon golin e parë me FCSB-në, vazhdon të shkëlqejë në...

Meriton Korenica shënon golin e parë me FCSB-në, vazhdon të shkëlqejë në futbollin rumun – Kampionet

Meriton Korenica ka gjetur golin e parë me fanellën e FCSB-së, duke nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij me klubin e madh rumun.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës shënoi në minutën e 24-t për t’i dhënë FCSB-së epërsinë 2-1 ndaj Petrolulit. Korenica realizoi pas një aksioni individual spektakolar, ku fillimisht fitoi vetë topin dhe u nis drejt portës kundërshtare.

Ai doli përballë portierit, e kaloi atë pas dy tentimeve dhe vazhdoi aksionin deri në momentin kur pothuajse u fut me top në portë, duke e dërguar topin në rrjetë për golin e tij të parë me skuadrën e re.

Megjithatë, FCSB nuk arriti ta ruante avantazhin dhe takimi përfundoi me rezultat 2-2, në një ndeshje ku Korenica ishte ndër protagonistët kryesorë të skuadrës së tij.

Korenica iu bashkua FCSB-së këtë verë pas aventurës te CFR Cluj, ndërsa transferimi te një prej klubeve më të mëdha në Rumani ishte një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e tij. /Kampionet/

– YouTube www.youtube.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments