BallinaLiga Ndërkombëtare“Luan sikur të ishte pronar i stadiumit”, Ibrahimovic i mahnitur me 18-vjeçarin...

“Luan sikur të ishte pronar i stadiumit”, Ibrahimovic i mahnitur me 18-vjeçarin Alajbegovic – Kampionet

Ekipi kombëtar i Bosnjës dhe Hercegovinës mposhti Katarin 3-1 dhe u kualifikua për në fazat eliminatore të Kupës së Botës, dhe Kerim Alajbegovic (18 vjeç) spikati në këtë festë, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.

Legjendari Zlatan Ibrahimovic konfirmoi se Alajbegovic është një talent i jashtëzakonshëm me një të ardhme të ndritur përpara. Sulmuesi i famshëm u mahnit nga ajo që tregoi lojtari i ri nga Bosnja dhe Hercegovina në skenën më të madhe të futbollit në botë.

“Të gjithë flasin për golin, por për mua goli nuk është gjëja më e rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme është guximi. Një djalë 18-vjeçar në Kupën e Botës, nën presion, para miliona spektatorëve, luan sikur stadiumi të jetë i tiji. Kjo është e rrallë. Shumë lojtarë të rinj kanë talent, është kudo, por talenti pa personalitet nuk do të thotë asgjë”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic.

“Kur e pashë Kerimin, nuk pashë një lojtar të ri që shpresonte për një ndeshje të mirë. Pashë një lojtar që besonte se ishte më i miri në fushë. Përfundimi ishte i bukur, po. Teknika ishte perfekte, po”.

“Por ajo që më bëri përshtypje ishte besimi para golit. Mënyra se si e kërkonte topin, mënyra se si e shfrytëzonte momentin. Lojtarët e mëdhenj nuk presin për mundësi, ata i krijojnë ato”.

“Njerëzit do të thonë se ky është fillimi i karrierës së tij. Ndoshta. Por nëse ai e mban këtë mentalitet, ky gol do të mbahet mend si momenti kur futbolli e kuptoi se kush është Kerim Alajbegovic. Kupa e Botës është vendi ku lindin yjet. Sot u prezantua një e ri”, përfundoi ish-kapiteni i Suedisë.

Me 18 vjeç e 276 ditë, Alajbegovic u bë lojtari më i ri në historinë e Kupës së Botës që shënon gol nga jashtë zonës së penalltisë. Ai e kaloi yllin francez Kylian Mbappe, i cili shënoi në moshën 19 vjeç e 207 ditë, duke kryesuar listën. Kjo është një statistikë zyrtare që është mbajtur që nga Kupa e Botës 1966 në Angli.

Ndryshe, anësori shënoi 13 gola në 44 ndeshje për RB Salzburgun sezonin e kaluar. Ai debutoi për ekipin kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës në shtator të vitit të kaluar dhe ka dy gola dhe katër asistime në 13 ndeshje të luajtura. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments