
Raphinha ishte protagonist në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Elches, duke shënuar golin e parë të sezonit për katalanasit. Sulmuesi brazilian realizoi nga pika e bardhë në minutën e 14-të, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte festimi i tij.
Raphinha festoi në stilin e Spider-Manit, një festim që menjëherë ngjalli spekulime për një mesazh të mundshëm për Julián Álvarezin, objektivin kryesor të Barcelonës në këtë afat kalimtar.
Sipas raportimeve të përcjella nga Fabrizio Romano, Álvarez, i cili njihet edhe me nofkën “La Arana” (Merimanga), ka festuar në të kaluarën golat në mënyrë të ngjashme.
Për këtë arsye, festimi i Raphinhas është interpretuar si një “ftesë” për sulmuesin argjentinas që t’i bashkohet Barcelonës.
Álvarez raportohet se dëshiron të transferohet vetëm te Barcelona dhe se nuk është i interesuar për ofertat e tjera që mund t’i vijnë Atlético Madridit.
Klubi madrilen, nga ana tjetër, nuk dëshiron ta humbasë sulmuesin dhe deri tani ka mbajtur një qëndrim të fortë për të ardhmen e tij.
Situata është bërë edhe më e tensionuar pas ndeshjes së fundit, ku Álvarez u përball me fishkëllimat e tifozëve të Atlético Madridit, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të mbetet në pikëpyetje.
Afati kalimtar veror hyn në fazën e fundit dhe kanë mbetur rreth dhjetë ditë për të mbyllur një prej sagave më të mëdha të kësaj vere. Dëshira e Álvarezit duket e qartë: Barcelona. Tashmë mbetet të shihet nëse Atlético do të pranojë ta lërë të largohet drejt Camp Nou. /Kampionet/



