BallinaLiga NdërkombëtareLiverpooli gjen pasuesin e Mo Salah, arrin marrëveshje personale me yllin francez...

Liverpooli gjen pasuesin e Mo Salah, arrin marrëveshje personale me yllin francez – Kampionet

Liverpooli ka bërë një hap të madh drejt transferimit të Bradley Barcolas, pasi ka arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin e Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, “The Reds” kanë marrë dritën jeshile nga reprezentuesi francez, i cili ka pranuar një kontratë gjashtëvjeçare deri në vitin 2032 me një pagë shumë të lartë.

23-vjeçari, kontrata aktuale e të cilit me PSG-në skadon në vitin 2028, nuk dëshiron të vazhdojë karrierën në “Parc des Princes”. Raportohet se ai ka refuzuar edhe ofertën e klubit francez për rinovimin e kontratës.

Pas marrëveshjes me lojtarin, Liverpooli pritet të intensifikojë negociatat me PSG-në për të arritur akordin për shumën e transferimit. Kampionët e Evropës kërkojnë plot 120 milionë euro për të lejuar largimin e francezit.

Në të njëjtën kohë, PSG po punon për të gjetur zëvendësuesin e Barcolas. Klubi parisien vazhdon bisedimet me Monacon për transferimin e anësorit Maghnes Akliouche.

Sipas raportimeve, edhe Liverpooli ka bërë një ofertë për Akliouchen, por lojtari është i fokusuar vetëm te një transferim në “Parc des Princes”, duke preferuar t’i bashkohet PSG-së./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments