BallinaLiga Ndërkombëtare"Kur ofron përsosmëri për 10 vjet, njerëzit shohin vetëm atë që nuk...

“Kur ofron përsosmëri për 10 vjet, njerëzit shohin vetëm atë që nuk bën” – Mbappe u përgjigjet kritikave – Kampionet

Kylian Mbappe u është përgjigjur kritikave për paraqitjet e tij pa top, duke thënë se pas viteve të performancave të jashtëzakonshme, njerëzit tashmë fokusohen më shumë te gjërat që ai nuk bën sesa te ato në të cilat shkëlqen.

Sulmuesi francez, i cili këtë sezon ka shënuar pesë gola në të gjitha garat, ka pranuar se kritikat janë pjesë e natyrshme e karrierës së një futbollisti të nivelit të tij.

“Nuk mendoj se është normale, por është jeta e dikujt që ka përjetuar përsosmëri për vite me radhë. Unë nuk jam më asgjë e re. Të gjithë e kanë ditur prej vitesh se çfarë mund të bëj. Mendoj se kjo është ana njerëzore e gjithë historisë”, deklaroi Mbappe për “L’Equipe”.

Ylli i Real Madridit theksoi se kur një futbollist ka treguar për një kohë të gjatë se çfarë është në gjendje të bëjë, pritshmëritë ndryshojnë dhe vëmendja zhvendoset te mangësitë.

“Është e natyrshme që njerëzit gjithmonë të shohin atë që dikush nuk bën. Kur e kanë bërë për 10 vjet, njerëzit nuk e shohin më atë që bëjnë. Ata e dinë se janë të aftë ta bëjnë. Kështu që gjithmonë përpiqen të shohin atë që nuk bëjnë”, shtoi francezi.

Megjithatë, Mbappe bëri të qartë se nuk është i frikësuar nga kritikat dhe se ato nuk ndikojnë në vendimet që merr në fushë.

“Ka kritika konstruktive dhe ka edhe të palogjikshme. Kritika nuk më tremb. Kur marr një vendim, nuk mendoj për mundësinë e të qenit i kritikuar. Nëse e di që vendimi është i duhuri për mua, ose edhe nëse nuk është, por është i domosdoshëm, karriera ime ka provuar se unë vazhdoj të ec përpara”, u shpreh Mbappe.

Mbappe ka shënuar deri tani pesë gola këtë sezon, katër prej tyre në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve, teksa vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të monitoruar dhe më të komentuar në botën e futbollit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments