BallinaLiga NdërkombëtareKoret ndaj Manor Solomonit shkaktojnë reagim të fortë, West Ham vendos vijën...

Koret ndaj Manor Solomonit shkaktojnë reagim të fortë, West Ham vendos vijën e kuqe – Kampionet

West Ham United ka reaguar pas koreve të tifozëve të klubit drejtuar futbollistit Manor Solomon, gjatë barazimit 2-2 ndaj Burnleyt në ndeshjen hapëse të sezonit në Kampionat.

Klubi londinez ka bërë thirrje që tifozët të ndalojnë këndimin e një kënge që e cilësoi si “ofenduese dhe përçarëse”, duke theksuar se ajo përmbante një “mesazh anti-palestinez”.

Në një deklaratë zyrtare, West Ham nënvizoi rëndësinë e respektimit të vlerave të barazisë, diversitetit dhe përfshirjes, duke kërkuar që mbështetja për ekipin të mos shndërrohet në ofendime apo diskriminim ndaj të tjerëve.

“Ne i inkurajojmë tifozët tanë të këndojnë me zë të lartë dhe me krenari për klubin dhe lojtarët që veshin fanellën kuq e kaltër, por asnjëherë në një mënyrë që krijon përçarje apo ofendon tifozët e tjerë”, thuhet në deklaratën e West Hamit.

Nuk është hera e parë që Solomon bëhet objekt i koreve të tilla. Incidente të ngjashme u raportuan edhe në vitin 2025, gjatë periudhës kur sulmuesi ishte i huazuar te Leeds United.

Edhe atëherë, klubi reagoi duke dënuar sjelljen dhe duke rikujtuar politikën e tij të tolerancës zero ndaj diskriminimit.

West Ham ka përsëritur se mbështetja e tifozëve është një pjesë thelbësore e atmosferës në stadium, por ajo duhet të shfaqet në mënyrë që të mos cenojë apo ofendojë persona dhe komunitete të tjera. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments