BallinaLiga NdërkombëtareEtnik Brruti në formacionin e javës në Kroaci pas paraqitjes fantastike me...

Etnik Brruti në formacionin e javës në Kroaci pas paraqitjes fantastike me Hajdukun – Kampionet

Etnik Brruti po lë gjurmë që në sezonin e tij të parë te Hajduku i Splitit. Mesfushori 22-vjeçar realizoi golin e tij të parë me fanellën e klubit kroat në fitoren bindëse 4-0 ndaj Osijekut, në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit kroat.

Ndeshja ndaj Osijekut ishte edhe e para për Brrutin si titullar te Hajduku dhe ai e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë mundësinë e dhënë.

Ai u tregua i saktë brenda zonës pas një pasimi diagonal drejt qendrës dhe, pasi fitoi hapësirën e nevojshme ndaj mbrojtësve kundërshtarë, me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë.

Përveç golit, Brruti zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke u vlerësuar me notën 8.1 nga Sofascore. Performanca e tij i siguroi edhe një vend në formacionin e javës së katërt në elitën e futbollit kroat.

Brruti iu bashkua Hajdukut këtë verë, pas transferimit nga Malisheva, ku ishte ndër futbollistët më të spikatur në vitet e fundit dhe një prej talenteve më premtuese të futbollit kosovar.

Ai kishte qenë pjesë edhe e Përfaqësueses U21 të Kosovës, ndërsa më pas zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë dhe tashmë është pjesë e grupmoshave të Kombëtares kuqezi.

Goli dhe paraqitja ndaj Osijekut përbëjnë një start të rëndësishëm për Brrutin në aventurën e tij në Kroaci, teksa mesfushori shqiptar synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë dhe të konfirmojë potencialin e tij te një prej klubeve më të mëdha të futbollit kroat. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments