
Juventus ka hyrë në garë për Mason Greenwood, me “Zonjën e Vjetër” që po e monitoron situatën nga afër dhe është gati të paraqesë një ofertë zyrtare nëse krijohet mundësia.
Sipas gazetarit turk Ekrem Konur, përmes CalcioMercato, Juventusi e ka vlerësuar Greenwoodin që nga sezoni i kaluar dhe po e ndjek me kujdes situatën, ndërsa negociatat e Romës me Marseille po hasin vështirësi për shkak të kërkesës së klubit francez prej 50 milionë eurosh plus bonuse.
Sulmuesi anësor tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me Romën për kushtet personale, por diferenca mes ofertës dhe çmimit të kërkuar ka penguar finalizimin e transferimit.
Roma nuk po qëndron duarkryq përballë interesimit të Juventusit.

“Giallorossët” raportohet se po përgatisin një ofertë të plotë që tejkalon 50 milionë euro në total, me synimin për të plotësuar kërkesat e trajnerit Gasperini dhe për të mposhtur rivalin direkt në garën për firmën e lojtarit.
Situatën e ndërlikon edhe më shumë fakti se Fenerbahçe kishte arritur më herët një marrëveshje për pagë prej 12 milionë eurosh në sezon me rrethin e Greenwoodit, por ajo marrëveshje ishte e lidhur me kandidatin presidencial Hakim Safi, i cili humbi zgjedhjet e fundit në klub.
Greenwood kontribuoi me 26 gola dhe 11 asistime në të gjitha garat për Marseille sezonin e kaluar, shifra që e bëjnë këtë garë verore për shërbimet e tij plotësisht të pritshme dhe shumë të nxehtë./Kampionet/


