BallinaLiga NdërkombëtareJeton Beqiri merr drejtimin e klubit azer Qabala - Kampionet

Jeton Beqiri merr drejtimin e klubit azer Qabala – Kampionet

Klubi azerbajxhanas Qabala ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, duke emëruar në këtë post trajnerin shqiptar Jeton Beqiri.

“Kuqezinjtë” kanë arritur marrëveshje me trajnerin 44-vjeçar për një kontratë 1+2-vjeçare. Beqiri do ta nisë zyrtarisht punën te Qabala më 20 shtator.

Ai së fundmi ishte trajner i Shkendijës, ndërsa gjatë karrierës ka drejtuar edhe Dritën, Gostivarin, Renovën dhe Strugën në Maqedoninë e Veriut, si dhe Bylisin në Shqipëri.

Beqiri ka punuar gjithashtu si drejtor sportiv te klubi saudit Al-Jabalain.

Arritjen më të madhe në karrierë e regjistroi në sezonin 2024/25, kur me Shkendijën u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut.

Tashmë, 44-vjeçari do të ketë për detyrë të udhëheqë Qabalën në sfidat e ardhshme dhe të rikthejë skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments