BallinaLiga NdërkombëtareItalia tërheq mbështetjen për Infantinon: FIGC nuk do ta votojë për një...

Italia tërheq mbështetjen për Infantinon: FIGC nuk do ta votojë për një mandat të ri në FIFA – Kampionet

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për Gianni Infantinon në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, që do të mbahen në mars të vitit 2027.

Vendimi i Italisë lidhet me disa prej iniciativave të fundit të presidentit të FIFA-s, veçanërisht me planin për shitjen e të ardhurave të ardhshme nga Kupat e Botës te investitorët privatë.

Kjo ide është kundërshtuar më herët edhe nga UEFA, AFC dhe CONCACAF, ndërsa përpara Italisë, Infantinos i kishin tërhequr mbështetjen edhe gjashtë federata nordike: Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Ishujt Faroe, si dhe të Shqipërisë.

FIGC në linjë me UEFA-n

Në një deklaratë zyrtare, FIGC bëri të ditur se vendimi i saj është në përputhje me qëndrimin e UEFA-s dhe presidentit të saj, Aleksander Ceferin.

“FIGC ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s në mars 2027”, thuhet në deklaratë.

Federata italiane theksoi se me këtë vendim dëshiron të shprehë qartë qëndrimin e saj lidhur me mënyrën se si FIFA po planifikon menaxhimin dhe zhvillimin e garave ndërkombëtare.

Malagò: Futbolli duhet të bazohet në solidaritet

Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, tha se Italia do të vazhdojë bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat e tjera evropiane për të mbrojtur një model futbolli të bazuar në meritë sportive, solidaritet, qëndrueshmëri dhe rolin e tifozëve.

“Ne përfaqësojmë një model dialogu, respekti për mendimet e të tjerëve dhe përgjegjësie të përbashkët”, deklaroi Malagò.

Tërheqja e mbështetjes nga Italia përbën një goditje të rëndësishme për Infantinon, i cili synon të sigurojë një tjetër mandat në krye të FIFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments