BallinaLiga NdërkombëtareIncidentet në finalen e Kupës së Botës, zbulohen katër argjentinasit që përballen...

Incidentet në finalen e Kupës së Botës, zbulohen katër argjentinasit që përballen me dënime të rënda – Kampionet

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur një hetim ndaj katër argjentinasve që shkaktuan përleshje pas ndeshjes finale të Kupës së Botës dhe humbjes ndaj Spanjës.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka emëruar një prokuror disiplinor dhe etik për të vlerësuar se çfarë ndodhi pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në finalen e Kupës së Botës.

Çdo lojtar ose trajner i përfshirë në përleshje mund të përballet me pezullim, dhe Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) përballet me një gjobë.

Një hetim është hapur ndaj anëtarëve të kombëtares argjentinase Nahuel Molina, Leandro Paredes, Thiago Almada dhe ndihmës trajnerit Roberto Ayala.

FIFA fillimisht njoftoi se Paredes u përjashtua nga gjyqtari Slavko Vincic pasi ai e kapi për fyti lojtarin spanjoll Eric Garcia dhe e shtyu atë, por kartoni i kuq i Paredes u fshi nga rezultati zyrtar menjëherë pas ndeshjes.

Kujtojmë që Spanja mposhti Argjentinën në finale pas kohës shtesë me një gol të Ferran Torres me rezultatin 1-0 dhe u bë kampione bote për herë të dytë në histori. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments