BallinaLiga NdërkombëtareEnde i dhemb eliminimi, Yamal: Nëse do ta luanim sërish, nuk do...

Ende i dhemb eliminimi, Yamal: Nëse do ta luanim sërish, nuk do të ndodhte kurrë – Kampionet

Lamine Yamal ka këmbëngulur se fitorja 4-3 e Interit ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ishte më shumë një rastësi, duke besuar se katalunasit do ta kishin fituar duelin nëse do të luhej sërish.

Përballja epike në “San Siro” erdhi pas një ndeshjeje të parë po aq spektakolare, e cila përfundoi 3-3. Barcelona ishte rikthyer nga disavantazhi 2-0 dhe kishte kaluar në epërsi 3-2 në minutën e 87-të.

Megjithatë, Francesco Acerbi shënoi në minutën e 93-të për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, ndërsa Davide Frattesi shënoi golin që i siguroi Interit fitoren dhe kualifikimin.

“Në fund të fundit, nëse do ta luanim sërish atë ndeshje ndaj Interit në këtë moment, nuk mendoj se do ta pësonim golin e barazimit, në asnjë mënyrë”, ka thënë Yamal për “L’Equipe”.

“Ne jemi një ekip i ri dhe ka vendime që merren në një fraksion të sekondës. Kur je 20 vjeç, i përballon ato ndryshe nga kur je 30-vjeç”.

“Kjo vlen edhe për mua dhe bashkëlojtarët e mi. Gjithçka varet nga detajet, pak edhe nga fati dhe shumë nga përvoja. Ne po punojmë çdo ditë për t’i përmirësuar të gjitha këto elemente”.

Interi pastaj avancoi në finale për të pësuar disfatë turpëruese prej 5-0 nga Paris Saint-Germain./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments