BallinaLiga NdërkombëtareEdon Zhegrova ‘vallëzon’ në stërvitjen e Juventusit, i driblon mjeshtërisht Bremerin dhe...

Edon Zhegrova ‘vallëzon’ në stërvitjen e Juventusit, i driblon mjeshtërisht Bremerin dhe Kalulun – Kampionet

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka shkëlqyer në stërvitjen e fundit të Juventusit, duke treguar cilësitë e tij të mëdha teknike.

Zhegrova ka përjetuar dy javë të fundit të këqija pasi gati u detyrua ta largohet nga Zonja e Vjetër në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Sulmuesi anësor prishtinas gjithashtu u la jashtë ekipit të Juventusit për Ligën e Evropës, ndërsa ishte afër të lihej edhe jashtë listës për ndeshjet e Serie A.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar dhe demotivuar aspak Zhegrovën, i cili ka vazhduar të stërvit me profesionalizëm duke pritur rastin e tij për lojë.

27-vjeçari u pa në formë të mirë në stërvitjen e fundit të Juventusit, duke treguar cilësitë e tij të mëdha teknike ndaj bashkëlojtarëve.

“Viktima” të Zhegrovës ishin mbrojtësit Gleison Bremer dhe Pierre Kalulu, të cilët i dribloi me një lehtësi të madhe dhe shënoi në portën e Guglielmo Vicarios. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments