
Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ballkani me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ekipi i Ardian Nuhiut është kthyer të fitorja në kampionat duke marrë tri pikë shumë të mëdha në derbin e javës në Therandë ndaj Ballkanit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i konkretizojnë dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua një lojë shumë më e hapur dhe me më shumë raste nga të dyja ekipet, por vetëm mysafirët gjeten rrjetën.
Fillimisht Hajdin Salihu godi shtyllën në minutën e 77-të, ndërsa gjilanasit rrezikuan edhe disa minuta më vonë me Blerim Krasniqin dhe Besar Halimin, por pa gjetur golin.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, në skenë doli Besnik Krasniqi, i cili në minutat shtesë shënoi një supergol për të vulosur fitoren 0-1.
Pas kësaj fitore, Drita ngjitet në pozitën e tretë me 14 pikë apo një më shumë se Ballkani i treti.
Në ndeshjen e radhës, gjilanasit udhëtojnë te Llapi, teksa therandasit e presin Prishtinën. /Kampionet/


