
Ballkani dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të gjilanasve në takimin e fundit të fazës së parë të kampionatit, takim i cili pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit nga ora 14:00.
Ekipi i Sami Sermaxhajt vjen në këtë ndeshje pas një fitore të madhe në udhëtim te Llapi dhe synon fitoren e radhës para tifozëve të vetë, për t’u ngjitur edhe më tutje në tabelë, pas një nisje të luhatshme të sezonit.
Në anën tjetër, ekipi i Ardian Nuhiut u mposht në shtëpi nga Malisheva dhe synon sa më shpejt t’i kthehet rezultateve pozitive, të cilat kanë qenë të pakta këtë sezon.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme këtë ndeshje.
Ballkani: Selmani; Halili, Jashanica, Batarelo; Vokrri, Diene, Kuc, Domgjoni Dosso; Berisha, Serebe;
Drita: Maloku; Bytyqi, Salihu, Pëllumbi; Be.Krasniqi, Dabiqaj, Limaj, Nguena, Sheji; Jashari, Manaj;
/Kampionet/


