BallinaLiga NdërkombëtareBarcelona bën lëvizjen e parë për transferimin e Rodrit - Kampionet

Barcelona bën lëvizjen e parë për transferimin e Rodrit – Kampionet

Barcelona ka vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e Rodrit, teksa po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Manchester Cityt, raporton Catalunya Radio.

Sipas gazetarit Oriol Domenech, klubi katalanas ka nisur të mbledhë informacione rreth situatës së reprezentuesit spanjoll, përfshirë statusin e kontratës së tij dhe gatishmërinë për të shqyrtuar një transferim.

Në këtë fazë nuk është bërë ende ndonjë ofertë zyrtare.

Rodri është lidhur fuqishëm edhe me një kalim te Real Madridi, me “Los Blancos” që aktualisht konsiderohen favoritë në garën për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, Barcelona tashmë është futur në garë duke hapur bisedimet me kampin e lojtarit.

Barcelona e sheh Rodrin si përforcimin iedal për mesfushën pas dëmtimit të Frenkie De Jongut.

Aftësia e 30-vjeçarit për të kontrolluar ritmin e lojës dhe për të mbrojtur repartin defensiv e bën atë një objektiv shumë tërheqës për katalanasit.

Megjithatë, çdo marrëveshje pritet të jetë e vështirë për shkak të qëndrimit të Manchester Cityt, kostos së lartë të transferimit dhe shqetësimeve që lidhen me dëmtimin e fundit të mesfushorit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments