BallinaLiga NdërkombëtareArsenali synon transferimin sensacional të Vinicius Jr - Kampionet

Arsenali synon transferimin sensacional të Vinicius Jr – Kampionet

Kampioni i Ligës Premier, Arsenali ka dalë si një pretendentë befasues për transferimin e Vinicius Junior nga Real Madridit këtë afat kalimtar të verës.

Sipas mediumit The Athletic, Arsenali po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior, nëse braziliani nuk arrin një marrëveshje të re me gjigantët spanjollë.

Raporti thotë se “Topçinjtë” e kanë identifikuar 26-vjeçarin si një nga disa objektiva sulmues, megjithëse interesi i tyre mbetet në një fazë të hershme.

Nuk ka pasur bisedime klub me klub ende dhe nuk ka garanci se një transferim do të materializohet. Vinicius ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Real Madridin, me negociatat për një zgjatje ende të pazgjidhura.

Real Madridi thuhet se ngurron të rrezikojë ta humbasë atë si transferim të lirë, veçanërisht duke pasur parasysh një bonus të konsiderueshëm besnikërie që i takon sezonin e ardhshëm.

Braziliani pati një tjetër sezon produktiv, duke shënuar 22 gola në të gjitha garat dhe duke shënuar katër herë në pesë paraqitje në Kupën e Botës 2026.

Që kur iu bashkua Real Madridit nga Flamengo në vitin 2018, Vinicius ka bërë 375 paraqitje, duke shënuar 128 gola dhe duke dhënë 100 asistime për klubin spanjoll.

Vlera e Vinicius Jr në tregun e transferimeve vlerësohet të jetë 140 milionë euro, por në rast se Los Blancos vendosin ta sheshin, atëherë Arsenal mund ta transferoj për një shumë më të ulët pasi braziliani është në vitin e fundit të kontratës. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments