
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, mund ta vazhdojë karrierën në Serie A gjatë sezonit 2026/27, pasi Lazio po e monitoron situatën e tij.
Sipas mediumit italian ‘Solo la Lazio’, klubi nga Roma e ka përfshirë 24-vjeçarin në listën e objektivave për repartin ofensiv.
Broja vjen pas një sezoni të vështirë te Burnley, ku u përball me probleme të shumta fizike dhe pati pak hapësirë në fushë. Gjatë edicionit 2025/26, ai regjistroi vetëm 990 minuta në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asistime.

Raportohet se Burnley është i gatshëm ta lejojë largimin e sulmuesit shqiptar në formë huazimi me të drejtë ose detyrim blerjeje, nëse arrihet marrëveshja me klubin e interesuar.
Burnley do të garojë në Championship sezonin e ardhshëm, ndërsa Broja mbetet nën kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2030. /Kampionet/


