Tuesday, June 23, 2026
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareFormacionet zyrtare, Argjentinë - Austri: Messi luan nga minuta e parë -...

Formacionet zyrtare, Argjentinë – Austri: Messi luan nga minuta e parë – Kampionet

Gjithçka është gati për derbin e Grupit J në Kupën e Botës 2026, ku Argjentina dhe Austria do të përballen në një ndeshje që mund të vendosë fatin e vendit të parë në grup.

Të dyja kombëtaret e nisën me fitore turneun dhe synojnë të hedhin një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër.

Për Argjentinën, nga minuta e parë do të luajë edhe kapiteni Lionel Messi, i cili do të udhëheqë repartin ofensiv së bashku me Lautaro Martinez dhe Thiago Almada.

Te Austria ka disa ndryshime me ndeshjen e parë, ndërsa sulmin do ta udhëheqë Michael Gregoritsch.

Ndeshja pritet me interes të madh, pasi fituesi do të marrë kryesimin e vetëm të Grupit J dhe do t’i afrohet ndjeshëm kualifikimit në fazën me eliminim direkt.

Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, L. Martinez, Medina, Enzo Fernandez, De Paul, Mac Allister, Almada, Messi, Lautaro Martinez.

Austrisa: A. Schlager, Danso, Posch, Alaba, X. Schlager, Seiwald, Sabitzer, Schmid, Laimer, Wanner, Gregoritsch.

/Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments