BallinaLiga NdërkombëtareHamburgu nuk llogaritë në të - Emir Sahiti mund të gjejë shpëtim...

Hamburgu nuk llogaritë në të – Emir Sahiti mund të gjejë shpëtim te klubi tjetër gjerman – Kampionet

Hannover 96 ka shfaqur interesim për transferimin e Emir Sahitit nga Hamburger SV dhe e sheh reprezentuesin e Kosovës si një opsion për të përforcuar krahun e sulmit. Sipas raportimeve në Gjermani, klubi ka bërë tashmë një ofertë për 27-vjeçarin.

Sahiti, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, nuk bën pjesë në planet e Hamburgut për sezonin e ri. Ai ka kontratë me HSV-në deri në verën e vitit 2027.

Reprezentuesi kosovar ishte huazuar gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar te Maccabi Tel Aviv, ndërsa tani e ardhmja e tij në Hamburg është e pasigurt.

Megjithatë, aventura e Sahitit në Izrael u ndërpre në mënyrë të papritur për shkak të luftës dhe situatës së sigurisë në vend, duke mos pasur mundësi ta vazhdonte sezonin normalisht.

Hannoveri po e shqyrton Sahitin si një përforcim për repartin ofensiv, ndërsa negociatat mund të marrin zhvillim në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Klubi i Bundesliga 2, Hannoveri, nuk e ka nisur aspak mirë, pasi që pas dy ndeshjeve ka dy humbje.

Sahiti ka 7 paraqitje dhe një gol me Kosovën, ndërsa vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, raportohet të jetë rreth 1.7 milionë euro. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments