BallinaLiga NdërkombëtareBarcelona humbi një "perlë" të afatit kalimtar – ylli i Chelseat ishte...

Barcelona humbi një “perlë” të afatit kalimtar – ylli i Chelseat ishte gati të transferohej në ‘Camp Nou’ – Kampionet

Barcelona ka humbur një mundësi të artë për të transferuar sulmuesin e Chelseat, Joao Pedro.

Sipas Diario Sport, sulmuesi brazilian kishte dëshirë të madhe për t’u transferuar te ‘Spotify Camp Nou’ dhe ishte i gatshëm të shtynte për realizimin e këtij kalimi gjatë muajit qershor.

Chelsea ishte plotësisht i përgatitur për ta shitur atë për rreth 80 milionë euro plus bonuse, me qëllim që të siguronte të ardhura për të respektuar rregullat e Fair Play Financiar.

Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës vendosën t’i japin përparësi objektivave të tjera, duke u fokusuar kryesisht te Anthony Gordon dhe Julian Alvarez. Meqë klubi katalanas nuk avancoi në negociata, mundësia për transferimin e Joao Pedros u mbyll përfundimisht.

Tani braziliani është shumë pranë rinovimit të kontratës me gjigantin londinez deri në vitin 2033.

Marrëveshja e re, e cila vjen nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, praktikisht i jep fund çdo mundësie që Joao Pedro të transferohet në të ardhmen te Barcelona./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments