BallinaLiga NdërkombëtareArteta paralajmëron merkato të madhe: Duam ta çojmë Arsenalin në një tjetër...

Arteta paralajmëron merkato të madhe: Duam ta çojmë Arsenalin në një tjetër nivel – Kampionet

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lënë të kuptohet se “Topçinjtë” nuk e kanë përfunduar ende punën në afatin kalimtar të verës, duke paralajmëruar afrime të rëndësishme në javët e ardhshme.

Në një intervistë për mediat zyrtare të klubit, strategu spanjoll pranoi se klubi po punon intensivisht për të ndërtuar një skuadër edhe më konkurruese.

“Po ndodhin shumë gjëra. Të gjithë e dimë kontekstin e këtij afati kalimtar”.

“Nga pronarët te bordi, drejtori sportiv dhe unë, të gjithë e dimë se duam ta çojmë këtë klub në një tjetër nivel. Për ta arritur këtë, na duhet një skuadër më e mirë dhe lojtarë më cilësorë”.

Arteta zbuloi se Arsenali ka identifikuar qartë repartet ku kërkon përforcime për të ngritur nivelin e ekipit.

“Kemi identifikuar se ku kemi mundësi të rritemi, të përmirësohemi dhe të evoluojmë lojën tonë, si dhe çfarë na duhet për ta arritur këtë”.

“Shpresoj që shumë shpejt t’i konkretizojmë këto plane”.

Deri më tani, Arsenali ka zyrtarizuar vetëm transferimet e Christos Tzolis dhe Illan Meslier, ndërsa ka bërë të përhershme edhe marrëveshjen për Piero Hincapie, një lëvizje që pritej prej kohësh.

Megjithatë, mediat angleze raportojnë se londinezët synojnë emra shumë më të mëdhenj në merkato. Në listën e objektivave thuhet se janë mesfushori Bruno Guimaraes dhe ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, edhe pse transferimi i brazilianit konsiderohet jashtëzakonisht i vështirë për t’u realizuar./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments